Arifja, nëna që mburret me heroizmin e djalit të saj

Arife Arifi është një nga nënat shqiptare që atdheut dhe lirisë së tij ia fali djalin e saj.

Atë ka shkuar ta vizitojë në shtëpinë e saj, nënkryetari i Komunës së Gjilanit, Arbër Ismajli.

“Kënaqësi dhe nder i veçantë ishte për mua  të takojë zonjën Arife Arifi, nënën e dëshmorit Skifter Arifi”, ka shkruar Ismajli.

Kjo nanë, është një nga heroinat shqiptare, brenda shpirtit të së cilës, mund të gjesh përplot mërzi, e njëkohësisht edhe ndjenjë heroizmi për vlerat e djalit të saj, Skifter Arifit.

Heroizmi i saj, krenaria dhe mburrja me djalin e saj dëshmor, e bënë atë të fortë e të qëndrueshme për t’i përballuar ndjenjat e pikëllimit për djalin e saj, i cili dha jetë për të shtrenjtën liri.

Skifter Arifi ishte një trim, të cilit nuk i trembej syri asnjëherë. Ai ishte shembulli më i mirë frymëzimi i rinisë shqiptare.

Skifteri Ishte pjesmarrës në tri luftëra çlirimtare, duke mos i duruar asnjëherë regjimet kundër përvuajtjeve të shqiptarëve.

Familja e dëshmorit Skifter Arifit ishte e përndjekur çdoherë.

Syri i patrembur i Skifterit dhe babait të tij, Milazimit, bëri jehonë në regjimin serb, duke u bërë arrestimi i disahershëm i babait të Skifterit, Milazim Arifit dhe xhaxhallarëve të tij.

Duke i parë të gjitha këto përndjekje, Skifter Arifi, vetëm sa u frymëzua dhe iu shtua vendosshmëria se rrugë e vetme për tejkalimin e situatës, është çlirimi një herë e përgjithmonë nga thundrat serbosllave.

I edukuar drejt dhe i frymëzuar me ideale çlirimtare, Skifteri mori pjesë në tri luftëra, duke rënë dëshmor i kombit më 10 qershor 2001, në Sllupçan të Kumanovës Shqiptare.

Skifter Arifi do të mbetet në memorien e çdo shqiptari, si një vullkan i pashterrshëm për çlirimin e tokave shqiptare.

Rruga që të dërgon te nëna Arifi e mban emrin e djalit të saj, Skifter Arifi. /mediafokus.info