Arrestohen tre persona në Gjilan, organizuan faljen e namazit në një shtëpi

Policia e Kosovës ka arrestuar dje tre persona në Gjilan, të cilët kanë organizuar faljen e namazit në një shtëpi, duke mos respektuar dispozitat shëndetësore për pandeminë e koronavirusit.

Rasti ka ndodhur në lagjen Arbëria të Gjilanit, njofton policia.

“Janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj kosovarë të cilët në një shtëpi kishin organizuar faljen e namazit. Të dyshuarit pas intervistimit me urdhër të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në kumtesën e Policisë së Kosovës./Mediafokus/