Arrestohet 60-vjeçari për ngacmim seksual ndaj një 13-vjeçareje
Një 60-vjeçar, i akuzuar për ngacmim seksual ndaj një të miture 13-vjeçare, është arrestuar këtë të dielë në Kavajë.
Policia arrestoi në flagrancë burrin me inicialet A.Sh.
“Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Kavajë, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit A.SH., 60 vjeç, pasi ka ngacmuar seksualisht, një shtetase të mitur 13 vjeçe”, thuhet në komunikatën e Policisë Shqiptare.