Arrestohet ‘avokati’ që i mori para një personi për letrat e kredisë

Arrestohet një person që hiqej si avokat dhe merrte para nga persona në këmbim të shërbimeve që do u ofronte, raporton panorama.com.al

Shërbimet e Komisariatit të Policisë në Mat, në bashkëpunim me DVP Shkodër, arrestuan shtetasin i cili ishte shpallur në kërkim A. C., 30 vjeç, banues në Burrel.

“Ky shtetas ishte shpallur në kërkim nga DVP Shkodër, pasi me anë të mashtrimit, duke u paraqitur si avokat, ka përfituar nga shtetasi A. M., një shumë parash për kryerjen e procedurave për marrjen e një kredie”.

Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Shkodër ka urdhëruar ndalimin e këtij shtetasi, për kryerjen e veprës penale “Mashtrimi”.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë në Mat, për veprime të mëtejshme.