Arrestohet i dyshuari që e mbyti me thikë në zemër 33-vjeçarin

Policia e Durrësit ka arrestuar personin që dyshohet se e mbyti me thikë në zemër 33-vjeçarin, Idajet Dulla. Gazetarja Klodiana Haxhaiaj raporton për “BalkanWeb” se autori i dyshuar është shtetasi Arbër Kote, 26-vjeç, baba i një fëmije të mitur.

Kujtojmë se shkak për vrasjen një ditë më parë u bë sherri për një rrugë. Autori ishte shofer furgoni dhe pas sherrit me 34-vjeçarin, e ka qëlluar atë me thikë në zemër, duke i marrë jetën. Viktima është parë nga bashkëshortja dhe familjarë të tjerë, të cilët e kanë nisur menjëherë drejt Spitalit të Durrësit, me shpresë se 34-vjeçari do të mbijetonte.

Dy familjet ishin në konflikt të hershëm për rrugën, e cila i “mori” jetën të riut, pasi siç raportoi gazetarja Haxhiaj, autori i ka zënë rrugën viktimës dhe që këtu ka nisur sherri.