Arrestohet personi që kërcënoi me mesazhe ish-bashkëshorten

Një person nga Lipjani është arrestuar nga policia, pasi që i njëjti kërcënoi me mesazhe ish-bashkëshorten e tij. Ai, me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti i ka dërguar porosi-mesazhe kërcënuese viktimës femër kosovare, ish-bashkëshortes së tij. Me vendim të prokurorit, i dyshuari, pas intervistimit, është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin 24 orësh të Policisë së Kosovës.

mediafokus.info