Arrihet marrëveshja mes LSDM-së dhe BDI-së për qeverinë e re

Lideri i LSDM-së, Zoran Zaev pas takimit me liderin e BDI-së, Ali Ahmeti, tha se është arritur marrëveshja mes LSDM-së dhe BDI-së për qeverinë e re për 4 vitet e ardhshme.

Ai theksoi se ai do të jetë kryeministër i vetëm i vendit për 4 vitet e plota të qeverisë LSDM-BDI, duke lënë të nënkuptohet se kryeministër shqiptar nuk do të ketë, shkruan Alsat.

Zaev tha se marrëveshja e arritur mes dy liderëve sot do të duhet të kalojë edhe në kryesitë e partisë.

Zaev theksoi se qeveria në periudhën e ardhshme do të fokusohet në sistemin shëndetësor duke i bërë ballë pandemisë COVID-19 dhe në reformat e kërkuara nga BE-ja.

“Së bashku vendosëm që lufta kundër COVID-19 duhet të mbetet prioritet i parë kryesorë në sistemin shëndetësorë. Do të shfuqizohet qeveria e Përzhinos. Do të punohet në reformat e kërkuara nga BE”, tha Zaev.