Asamblistja sygjeron që fëmijët nga Shqipëria të dërgohen në shkolla

Asamblistja e Kuvendit Komunal të Gjilanit nga radhët e Partisë Socialdemokrate, Festa Shabani, ka apeluar kosovarët që fëmijët e familjeve që i strehojnë pas tërmetit, t’i dërgojnë në shkollat tona.

“Një komb, një kurrikulë”, e ka përkufizuar ajo një status në rrjetin social Facebook.

“Sygjeroj/apeloj tek të gjitha familjet në Kosovë që kanë strehuar familjet nga Shqipëria që fëmijët t’i dërgojnë në shkollat tona për vijimin e mësimit. Po ashtu, apel institucioneve arsimore dhe mësimdhënësëve në Kosovë që t’i presin krahëhapur sepse me të vërtetë do jetë përvojë tejet e mirë jetësore, jo vetëm për fëmijët nga Shqipëria, por dhe për fëmijët tanë sepse kanë çka të mësojnë e shkëmbejnë mes vete”, ka shkruar Shabani, raporton MediaFokus.