Askush nuk mund të jetë mbi fatin e Republikës

Arbër Ismajli

Testamenti i miqësisë së përjetshme me SHBA-në, si njëri nga postulatet kryesore të urtësisë së Presidentit Ibrahim Rugova, kërkon si nevojë imediate se projektet me interes vital për vendin, kërkojnë përkushtim dhe njerëz serioz që kapërcejnë interesat personale dhe partiake, për Republikën tonë dashur.

Askush dhe asgjë nuk mundet të ngritet mbi fatin e Republikës së Kosovës. Ajo mbetet e përjetshme për një trashëgimi të mirëqenë brez pas brezi.

Shtigjet e kalitjes së rrugëtimit tonë, duan të sfidohen me kapacitete të reja intelektuale.

Tavolina e shtëpisë së bardhë, është vend i bekuar për popullin tonë, e cila i menjanon interesat jetike të politikanëve me ambicie për të kaluarën!

Përjetësisht me SHBA-të, vendi mik dhe aleati i përhershëm i Ibrahim Rugovës!