Autostrada: Banorët e Poneshit do të protestojnë nesër shkaku i problemeve që u janë shkaktuar me ujin e pijes

Lagjja e Poneshit nga kalon autostrada Gjilan-Prishtinë, janë të shqetësuar tej mase me rrjedhat e punimeve në këtë segment, jo vetëm nga zhurma e makinerisë, pluhuri, shpejtësia e pakontrolluar e transportuesve, por edhe nga problemi me ujin e pijes, që tash mbetet matanë trasesë.

Rexhep Shala, përfaqësues i lagjes, thotë se prej 30 vitesh furnizohen me ujë të pijes nga këto burime, ku tani traseja kalon mbi gypat nga rrjedh uji deri në shtëpitë tona.

“Këtë problem e kemi diskutuar disa herë dhe për këtë qëllim ka qenë këtu në vizitë edhe ish-ministri Pal Lekaj dhe zëvendësministri Rexhep Kadriu, ku na kanë premtuar dhe siguruar se nuk do të mbetemi pa ujë. Në vendin e ngjarjes ka qenë edhe drejtori i Shërbimeve Publike, Naser Korqa dhe më vonë edhe nënkryetari Arbër Ismajli, të cilët na kanë dhënë të njëjtat premtime”, thotë Shala.

Por, sipas Shalës, me fillimin e punëve, filloi edhe problemi dhe mbeten pa ujë.

Ai sqaron se  pas një reagimi, bëmë një kërkesë ku edhe kompanisë iu dhanë para shtesë për këtë problem të ujit, mirëpo shtrirja e gypave të ujit dhe plani nga inxhinierët, njëri nga ta edhe Ilmi ibrahimi e bënë këtë plan, por edhe pas reagimeve tona s`u përfill dhe mbeten problemet e njëjta.

Tash në këtë kohë, disa familje kanë mbetur pa ujë tash e 10 ditë dhe njëri prej tyre jam edhe unë, thotë Shala dhe të tjerët që kanë probleme me presionin e ujit.

Kemi ber kërkesë në Komunë dhe në Ministri të Infrastrukturës. Komuna arsyetohet se është projekt i Ministrisë, kurse Ministria nuk ka kthye fare përgjigje.

Ne nevojtarëve, në këtë kohë pandemie dhe pa ujë, nuk na mbetet tjetër veçse nesër në mëngjes të dalim e ta përsërisnim kërkesën tonë duke e penguar punën në autostradë.

Pos këtij  problemi me ujin, kjo lagje tash nuk ka qasje as në tokat dhe pyjet e veta, shkaku i autostradës, sepse nuk janë planifikuar nënkalim, as mbikalim.

“Jemi në hall dhe si taksapagues të këtij shteti kërkojmë zgjidhje për këtë problem”, thotë Refik Shala, ish-asamblist komunal.

Ai thotë se për protestën e nesërme janë njoftuar zyrtarët komunalë nga kryetari i këshillit të  fshatit Nexhmedin Shala dhe anëtarët e këshillit të lagjes.

“Shpresojmë në mirëkuptim dhe presim një zgjidhje për ujin dhe ndërtimin e një nënkalimi apo mbikalimi, në të kundërtën reagimet dhe protestat tona nuk do të ndalen”, ka thënë Shala.

Banorët e kësaj lagje të Poneshit kishin reaguar edhe më herët rreth këtij problemi. /Mediafokus/