Avokati i Pjetër Ndrecajt e lëshon studion, nuk i bën ballë debatit me aktivistet e shoqërisë civile

Pjetër Ndrecaj është dënuar sot me 24 vjet e gjashtë muaj burgim për shkak të vrasjes së bashkëshortes dhe vajzës së tyre 9-vjeçare.

Për të diskutuar lidhur me këtë vendim të Gjykatës, të ftuar në emisionin Frontal në T7, kanë qenë avokati Ndrecë Dodaj, Luljeta Aliu nga Inject dhe Valmira Rashiti, përfaqësuese e Rrjetit të Grave.

Gjatë emisionit, ku po diskutohej lidhur me vendimin e Gjykatës, avokati Ndrecë Dodaj, nuk ka mundur të përballet me kritikat që kanë dhënë mysafiret dhe është larguar nga studio e emisionit Frontal.

Për më tepër, avokati ka fyer dy gratë që ishin në emision, duke thënë se nuk mund t’i dëgjojë “pallavrat” e tyre.

Sidoqë të jetë, emisioni ka vazhduar edhe pa praninë e avokatit Dodaj, ku Aliu dhe Rashiti kanë kritikuar sistemin e drejtësisë, i cili sipas tyre favorizon burrat në raport me gratë.

Pjetër Ndrecaj, i akuzuar për vrasjen e gruas dhe vajzës në gusht të vitit 2018, është dënuar sot me 24 vjet e gjashtë muaj burgim nga Gjykata Themelore e Gjakovës.