Babai i merr në pushime dhe i mbyt fëmijët binjakë

Një ngjarje e tmerrshme ka ndodhur në Itali. Fëmijët binjakë, motër e vëlla, vetëm 12-vjeç janë mbytur nga babai i tyre në një apartament ku kishin shkuar me pushime në Lecchese.

Burri ishte në prag të ndarjes me bashkëshorten. Pasi i mori jetën fëmijëve i ka dhënë fund dhe jetës së tij.

Ka qenë e ëma që i ka gjetur binjakët pa jetë. Ishte nisur urgjentisht nga Milano drejt Leccheses pasi kishte marrë një mesazh nga bashkëshorti i cili i shkruante se “nuk do t’i shohësh më kurrë fëmijët e tu”

Pas krimit të rëndë burri i ka dhënë fund jetës duke u hedhur nga një urë, pak metra larg apartamentit ku vrau binjakët.