Babai ia preu kokën së bijës 14-vjeçare, ja sa pak u dënua

Një burrë që i preu kokën vajzës së tij 14-vjeçare, derisa ajo po flinte, është dënuar me 9 vite burg, pavarësisht se gruaja Rana Dashti, kërkoi dënimin me vdekje.

Romina Ashrafi u vra në maj të këtij viti dhe dënimi i dhënë për babain e saj është quajtur “dhunë institucionale” nga opinioni publik në Republikën Islamike të Iranit, shkruan panorama.com.al

“Ky dënim më ka tmerruar. Nuk dua që burri të kthehet në fshat kurrë më. Dua që dënimi të ndryshojë dhe të bëhet ekzekutim, përndryshe do të kem frikë për jetën e pjesëtarëve të tjerë të familjes sime”, tha gruaja.

14-vjeçarja ishte larguar nga shtëpia pasi babai i saj nuk i kishte dhënë leje për t’u martuar me një burrë 15 vite më të madh sesa ajo.