Babë e bijë vdiqën nga coronavirusi brenda 24 orëve

Babë e bijë, Sudhir Sharma dhe Pooja vdiqën nga coronavirusi brenda 24 orëve.

Babai 61-vjeçar nga Londra punonte në aeroport, por zyrtarët besojnë se ai nuk është infektuar në vendin e punës por dikund tjetër.

Besohet se ai kishte edhe probleme të tjera shëndetësore, që e kishin detyruar të mungonte në punë kohëve të fundit. Megjithatë, ai së voni ishte kthyer në vendin e punës.

Pooja, 33-vjeçare, punonte si farmaciste në Sussex dhe raportohet se për tri ditë kishte marrë trajtim mjekësor para se të vdiste.

Nuk është e qartë nëse babai dhe e bija ishin në kontakt të ngushtë me njëri-tjetrin para tragjedisë, shkruan “Daily Mail”, transmeton Gazeta Express.

Ndryshe, 181 persona kanë vdekur nga koronavirusi në Britaninë e Madhe vetëm gjatë 24 orëve të fundit, duke e shënuar rritjen më të madhe për periudhën njëditore që nga fillimi i përhapjes./mediafokus.info