Bahtiri del kundër BIK-ut, kërkon që Bajrami të falet në shesh

Kryetari i Mitrovicës së Jugut, Agim Bahtiri, del kundër BIK-ut sa i përket faljes së Kurban Bajramit dhe bënë thirrje që namazi të falet në sheshin e Komunës. BIK-u ka vendosur që falja e namazit të anulohet.

“Pas lajmit të publikuar për ndalimin e faljes së namazit të Kurban Bajramit në xhamia, sot i jam drejtuar Myftiut të Bashkësisë Islame të Kosovës, Naim Tërnava, me kërkesë për shqyrtimin e mundësisë së lejimit të faljes në sheshin e Mitrovicës”, ka thënë Bahtiri.

Ai ka thënë se Komuna në bashkëpunim me BIK-un do të bëjnë përgatitjen në sheshin e Mitrovicës duke vendosur pika në distancë 1.5 metra.

“Pra, na si institucion komunal në bashkëpunim me degën e BIK-ut në Mitrovicë, jemi të gatshëm t’i bëjmë gjitha përgatitjet e nevojshme që falja e namazit të Kurbam Bajramit të organizohet në sheshin e Mitrovicës duke respektuar rekomandimet e IKShP-së për mbajtjen e distancës sociale prej 1.5 metra përmes vendosjes së pikave, bartjes së maskave dhe materialit dezinfektues”, ka shkruar Bahtiri në profilin e tij./mediafokus.info