Bajraktari: Mos bini pre e manipulimeve, merrni vetëm barnat që ju shkruan mjeku

Kohëve të fundit është bërë viral një shkrim për kinse ekzistencën e një bari ‘që shkrinë ngushticat e arterieve dhe trombet’, raporton Mediafokus.info.

Por, një gjë të tillë e ka mohuar se është e vërtetë profesori i mjekësisë interne në Fakultetin e Mjekësisë, në Universitetin “Hasan Prishtina”, Gani Bajraktari.

Ai ka kërkuar nga pacientët që të mos bien pre e këtij manipulimi.

“Nuk kanë faj, sepse dikush ka lansuar aq bukur këtë GENJESHTER saqë secili mund të bie pre e saj: Ata kanë sajuar madje një “Profesor” që nuk ekziston, i cili flet për benefitet e këtij bari. Mos bini pre e manipulimeve. Merrni vetëm barnat që ju shkruan mjeku juaj”, ka porositur profesor Gani Bajraktari, në profilin e tij në Facebook./Mediafokus.info/

Më poshtë, e gjeni ‘barin’ që për Bajraktarin nuk ekziston: