Barcelona shkarkon trajnerin Quique Setién

Barcelona ka vendosur ta shkarkojë trajnerin Quique Setién, pas disfatës së thellë 8 me 2 nga Bayern Munich.

Setien nuk do ta drejtojë Barçën sezonin e ardhshëm, bëjnë të ditur njerëz të afërt me klubin.

Ky shkarkim vjen menjëherë pas përfundimit të ndeshjes kundër Bayern Munich, në kuadër të Ligës së Kampionëve, ku klubi katalanas u turpërua nga bavarezët.

Në një intervistë pas ndeshjes, qendërmbrojtësi Gerard Pique, ka deklaruar se klubi ka prekur fundin dhe se ka nevojë për ndryshime të mëdha.

“Ne kemi prekur fundin. Nëse më duhet të largohem për të ardhur gjak i ri, unë largohem.

Në Evropë nuk mund të garojmë kështu. Nuk mund të fshihemi më.

Turp, nuk mund të them asgjë tjetër. Nuk është hera e parë as e dyta. Klubi ka nevojë për ndryshime të të gjitha llojeve”, ka thënë Pique.

Një gjë është e sigurt, muajt e ardhshëm do të jenë të nxehtë te Barcelona./mediafokus.info/