Bayern apo PSG, kush do ta fitojë Ligën e Kampionëve?

Bayern Munich dhe Paris Saint-Germain do të përballen sonte nga ora 21:00 në finale të Ligës së Kampionëve, raporton Mediafokus.info.

Për shkak të pandemisë, kjo është finalja e parë në histori të Ligës së Kampionëve, që prej themelimit, që luhet pa prezencën e shikuesve.

Ndjeshja ishte e paraparë të zhvillohej në Stamboll, por për shkak rritjes së infeksionit me COVID-19 atje, do të zhvillohet në kryeqendrën e Portugalisë – Lisbonë.

Skuadra gjermane po e kërkon trofeun e gjashtë të Ligës së Kampionëve, ndërkohë që Paris Saint-Germain është kualifikuar për herë të parë në finale dhe po e kërkon titullin e parë të kampionit në Ligën më të fortë të futbollit në botë, raporton Mediafokus.info.

Se kush kush do ta fitojë Ligën e Kampionëve, sonte do të sqarohet gjithçka në super ndeshjen e cila fillon në ora 21:00. Në Kosovë ndeshjen e transmeton Kujtesa Sport./Mediafokus.info/