Bayern Munchen është ‘mbreti’ i Champions

Bayern Munchen ka triumfuar në finale të Champions League kundër Paris Saint-Germain, me rezultat minimal 1-0, raporton Mediafokus.info.

Në pjesën e parë, PSG pati shumë raste shënimi, por u mungoi konkretizimi.

Në pjesën e dytë u pa vetëm një skuadër – Bayern Munchen.

Pas disa rasteve, në minutën e 59’të, Kingsley Coman e pranoi një top të mirë nga Joshua Kimmich dhe realizoi gol të bukur, që doli të jetë goli i fitores së Champions League.

Ky është titulli i gjashtë i Champions League për bavarezët, derisa të fundit e ka fituar në vitin 2013.

Ndeshja u zhvillua në Lisbonë të Portugalisë, pa prezencën e shikuesve, për shkak të pandemisë COVID-19./Mediafokus.info/