BE deklarohet pas marrëveshjes në Shtëpinë e Bardhë

Bashkimi Evropian (BE) ka thënë se e ka në vëmendje nënshkrimin e marrëveshjes midis Beogradit dhe Prishtinës në Shtëpinë e Bardhë.

“Ne mirëpresim palët në Bruksel këtë fundjavë dhe javën e ardhshme për të vazhduar punën tonë në një marrëveshje gjithëpërfshirëse për normalizimin e marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë, që ka të bëjë me të gjitha çështjet e pazgjidhura në lidhje me marrëdhëniet e tyre dhe në përputhje me ligjin ndërkombëtar dhe atë të BE-së “, ka thënë Peter Stano, zëdhënës i Përfaqësuesit të Lartë për Politikë të Jashtme në Bashkimin Evropian, Josep Borrell.