Begi shprehet i kënaqur me marrëveshjen në Shtëpinë e Bardhë

Begzad Sinani

Jam i lumtur për informatat që vijnë nga Shtëpia e Bardhë e SHBA – së. Marrëveshja e nënshkruar nga përfaqësuesit e Republikës së Kosovës dhe përfaqësuesit e Republikës së Serbisë në prani të Presidentit Tramp në Shtëpinë e Bardhë të SHBA – sè mbanë VULËN PËRFUNDIMTARE TË SHTETSISË SË KOSOVËS.

Me këtë marrëveshje të nënshkruar, përfundimisht është larguar faktori përqarës dhe lojërat e vazhdueshme në kancelaritë e Brukselit për ta futë Kosovën, me anë të Rezolutës 1244 nën juridiksionin Serb apo edhe për ta coptuar territorin e Kosovës.

KOSOVA arriti njëherë e përgjithmonë ti shpëtoj izolimit dhe karantinës ashtu siq e kishin synim boshti Serbi – Rusi.

Tani mund të themi lirisht se SHTETI I KOSOVËS hynë në fazën post – marrëveshjes në Washington, është partner i bashkëpunimit rajonal dhe evropian, hyn në fazën e re të zhvillimit, punësimit, mirëqenies së qytetarëve të Republikës së Kosovës.

REPUBLIKA E KOSOVËS tanimë do të jetë një SHTET i barabartë në Bashkimin e Shteteve
Evropiane.

Njohja nga SHTETI I IZRAELIT është hapi që do të na njohin edhe shtete tjera. SHTETI I KOSOVËS është në rrugë të mirë të jetë shteti më i ri si anëtarë i OKB. Marëveshja e nënshkruar është kompromisi në mes BRUKSELIT ( Bashksisë Evropiane ) dhe SHTETEVE TË BASHKUARA TË AMERIKËS.
………………………………………………………………

Askush nuk ka të drejtë të shfaqë dyshime në marrëveshjen e nënshkruar nga përfaqësuesit e Shtetit të Kosovës dhe Shtetit të Serbisë, në prani të Presidentit të SHBA në Shtëpinë e Bardhë.

Kaluan 20 vite që në Kosovë ishte i vendosur dhe funksinonin organizmat e faktorëve ndërkombëtar. ATA këtu ishin, ishin në mesin tonë, kanë përcjellë të gjitha zhvillimet dhe proceset që ka kaluar Kosova për 20 – të vite që i lam pas.

Të gjithë ata që së paku kanë mbajtë ose kanë qenë në ndonjë pozitë udhëheqëse, në Institucionet Lokale dhe Qendrore e dijnë se të gjithë përfaqësuesit e organizmave ndërkombëtare të pranishëm në takime – mbledhje etj. rrallë e hiq nuk kanë fol, kanë vëzhguar, monitoruar, kanë mbajtë shënime dhe kanë shkruar raporte.

Fryt i punës dhe angazhimit tonë 20 vjeqar në Qeverisjen Lokale dhe Qeverisjet Qendrore është rezultati YNË, i përfshirë në dokumentin apo marrëveshjen e nënshkruar të 04. Shtatorit në Shtëpinë e Bardhë.

Këtë e dijnë dhe janë tè vetëdijshëm edhe krerët dhe partitë politike në Kosovë por këtë mospajtim e shfaqin për poena politik dhe konsum të brendshëm elektoral.

…..

Për “ndonjë” rresht që nuk na pëlqen në marrëveshje, nuk duhet t’ia drejtojmë gishtin askujtë, atë duhet t’ia drejtojmë vehtës pra JO QYTETARËVE por partive politike dhe elitave politikë që ishin në pushtet.