Bejrut: Dyshohet për shenja jete nën rrënoja një muaj pas shpërthimit

Shenja të mundshme jete janë zbuluar nga punëtorët e shpëtimit në Bejrut nën rrënojat e një ndërtese që u shemb pas një shpërthimi të madh një muaj më parë.

Një ekip me një qen shpëtimi zbuloi lëvizje nën një ndërtesë të shkatërruar në zonën Gemmayze të kryeqytetit Libanez, një nga më të goditurat nga shpërthimi, tha një agjenci lokale e lajmeve, shkruan Sky News, transmeton mediafokus.info.

“Këto (shenja të frymëmarrjes dhe pulsit) së bashku me sensorin e temperaturës nënkuptojnë se ekziston një mundësi që dikush është ende gjallë,” u tha gazetarëve në vendngjarje punonjësi i shpëtimit, Eddy Bitar.

Nga ky shpërthim kanë vdekur rreth 190 njerëz, ndërsa 6,000 të tjerë janë lënduar./mediafokus.info/