Bekim Fehmiu: Besa është vlera më e lartë etike te shqiptarët

Bekim Fehmiu, një ndër aktorët më të mëdhenj shqiptarë dhe shumë i njohur edhe nëpër botë, në vitin 2001 ka dhënë një intervistë për gazetën serbe “Vreme”. Aty ai ka folur edhe për besën, virtyt ky që i dallon te shqiptarët.

“Jo vetëm për mua, por edhe për të gjithë shqiptarët, besa është vlera më e lartë etike njerëzore. Besa ishte më e fortë se cilado qoftë marrëveshje. Për shkak të besës, shqiptarët nëpër histori kanë paguar me kokë edhe për shkak të lajthitjeve të veta. Besa ishte tipari që cilësoi shqiptarët dhe i bëri ata të çmueshëm në raport me botën që rrethonte ata…”, ka thënë ai.

Bekim Fehmiu la gjurmë të mdha  në kinematografinë e huaj dhe atë shqiptare. U bë i famshëm me filmin “Mbledhësit e Puplave”, në vitin 1966.

Ai është aktori i parë shqiptar i filmit dhe i teatrit, që ka luajtur me sukses në filmat dhe skenat e gjithë hapësirës së ish-Jugosllavisë, si dhe ka bashkëpunuar me emra të njohur të kinematografisë botërore si John Huston, Olivia de Havilland, Ava Gardner, Robert Shou, Dirk Bogart, Irene Papas e të tjerë. /mediafokus.info