Bekim Haxhiu: Maskat që po i përdorim mund të jenë kancerogjene

Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu, në një emision televiziv mbrëmë ka thënë se maskat që po përdoren në Kosovë për mbrojtje nga Covid-19, mund të jenë kancerogjene.

Sipas tij, maskat në Kosovë kryesisht janë të prodhimit kinez dhe nuk kanë kurrfarë garancie.

Teksa e ka mbajtur një maskë në dorë Haxhiu ka thënë se “kjo maskë s’ka asnjë garanci”.

“E nise prej maskave se u bo biznes maska, çfarë maske, çfarë garancioni ki për këtë maskë, kush e ka prodhuar asnjë  kriter se ka. Kjo mundet me qenë kancerogjene, duhet me qenë e licencuar bashkë me kompaninë e cila vjen. 90 përqind e maskave që po vijnë janë prodhim kinez sa kanë garanci këto i takon institucioneve tona me u marre me këtë problematikë” ka thënë Haxhiu.