Berisha: Gjendja e pandemisë është menaxhuar mirë deri tani, por ende duhet syçeltësi

Gjendjen e krijuar nga pandemia e ka përcjellë me vëmendje edhe Partia e Drejtësisë në Gjilan, e cila ka fjalë miradije për menaxhimin e deritashëm, ndërkohë kërkon prej qytetarëve që të vazhdojnë t`i respektojnë rekomandimet e IKSHP.

Bazuar në të dhënat zyrtare të OBSH-së, rreziku nga pandemia akoma nuk ka kaluar. Numri i të prekurve në botë muajin e fundit është dyfishuar. Të dhënat flasin për rritje të të infektuarve në vende të ndryshme të botës.

Nisur nga kjo në vendin tonë vërejmë një stabilizim të gjendjes sa i përket numrit të të prekurve, ngase numri i të shëruarve kundrejt atyre të të prekur momental është dukshëm më i madh.

Në këtë situatë nuk duhet neglizhuar akoma alarmin që është dhënë nga OBSH-ja dhe IKShPK-ja, thotë Skënder Berisha, kryetar i Degës.

Sa i përket Gjilanit, ne kemi përcjellë me shqetësim të madh zhvillimet që kanë të bëjnë me pandeminë në nivel lokal dhe jo vetëm dhe gjendjen aktuale e vlerësojmë stabile, por bëjmë apel te qytetarët të ruajnë distancën dhe t’iu përmbahen rekomandimeve të IKShPK-së.

Gjithashtu jemi të gatshëm të ndihmojmë institucionet komunale dhe qytetarët pa dallim, nëse kërkohet prej nesh, sikundër i falënderojmë për menaxhimin e deritashëm të situatës të gjithë ata që kontribuuan në këtë kohë pandemie.

“Mbetemi të përkushtuar të qëndrojë pranë qytetarëve të Komunës së Gjilanit dhe më gjerë në këtë kohë pandemie, duke u sugjeruar që të ruajnë qetësinë, të ndihmojnë njëri-tjetrin, Institucionet e Komunës dhe Republikës së Kosovës dhe ta kalojmë këtë sfidë sa më mirë që të jetë e mundur”, ka thënë Berisha.