Besa Shahini nuk u diskriminua për dialektin, por pse një kosovare i shërbeu të majtës në Tiranë

Rexhep Shahu

Une edhe Besa Shahini kemi nje te folme, por nuk flasim ne asnjerin dialekt te gjuhes shqipe. Edhe te duam, nuk mundemi te flasim ne dialekt. Ne flasim nje gjuhe, nje te folme qe flet sot shumica e shqiptareve ne Shqiperi e ne rajonin e Ballkanit, qe flasin shumica e shqiptareve ne planet.

Te thuash se je ndjere e diskriminuar per shkak te dialektit ne Tirane, eshte rrene zonja ministre, rrene e madhe, eshte me u fshehe pas gishtit, me fshehe te verteten qe ndoshta ti nuk e sheh ose nuk don ta pranosh. Sot edhe Saranda flet si Prishtina. Lere me Tirana, Durresi, Lezha, Elbasani, Vlora, Shkodra. Mund ti studjosh e ti provosh keto qe po te them dhe te kthjellohesh.

Qe te shkosh e qete, dhe esell ne Prishtine apo kudo, duhet ta dish se qe kur ke ardhur ne pune si ministre te ka ndjekur vetem nje dyshim, nje mospajtim, nje çudi a habi.

Shqiptaret e Shqiperise administrative nuk te kane duruar dhe u ke shkaktuar alergji ndonjehere pse ti vajze Kosove pranove te behesh ministre e Edi Rames i cili eshte perceptuar e perceptohet si nje politikan qe nuk e honeps dot Kosoven. Pse pranove te behesh ministre e nje partie qe eshte zgjatim i Partise Komuniste te Shqiperise themeluar nga Miladin Popoviq e Dushan Mugosha.

Per mua dhe besoj per shumicen e shqiptareve duket e pabesueshme se si nje i ri apo e re e Kosoves te sherbeje per te majten shqiptare.

Edi Rama ka histori te papelqyer me celesin e Tiranes dhene kengetarit Bergovic qe frymezonte ushtaret serbe, ka histori te papelqyar se pati dale me zjarr e hekur, me sharje e mallkime kunder Udhes se Kombit dhe e mallkonte edhe nga Prishtina kete udhe qe na bashkoi ne shqiptareve, ka histori te papelqyeshme se ai din si zot te Kosoves vec Baton Haxhiun dhe e sheh Kosoven me syte e Batonit, ka histori te papelqyer se ka synuar e tentuar te flase neper kancelari ai ne emer te Kosoves kur Kosova ka shtetaret e saj, etj etj.

Kosova ka vetem histori fatkeqe nga e majta shqiptare, sic ka modele dhe figura te ndritshme te saj qe kane qeverisur e ministruar ne Tirane qe nga Sinan Shkoza ministri i pare i mbrotjes se Shqiperise prej Shkozes se Prizrenit, nga nga Qazim Bllaca i Puneve Botore, qe nga Rexhep Mitrovica etj etj.

Nuk e di a e din peshen e fjaleve qe ke thene, nuk e di a e beson dhe kupton se sa hendek e ndarje te paqene mosekzistente shkakton me deklaraten tende.

Je e pavertete ne ate qe ke thene. Nje gjuhe dhe e folur qe perdor shumica nuk ndjehet e diskriminuar nga asnje lloj pakice.
A, nese ty te kane rrethuar me njerez nga pakica e pakices, eshte tjeter histori. Nese te kane rrethuar me njerez qe te kane urryer ty e Kosoven, eshte tjeter histori.

Une po flas per te foluren publike, per ligjerimin ne Parlament. Genjen e rren gjithe diten e naten kush thote se diskriminohet ai qe flet gjuhen e folur te Tiranes. Une ketu jetoj e foli ne Tirane ne udhe, kafe, zyre, televizion, gazete, radio sic po shkruaj ketu.

Ndokujt mund te mos i pelqeje, por askush nuk me ka thene kurre se nuk po te kuptoj, askush nuk me ka diskriminuar kurre. Sepse shqiptaret jane kuptuar e jane marre vesh mes veti qysh kur ka le dielli zonja ministre Shahini. Te huaj dhe ndonje jo shqiptar qe don te jete shqiptar mund te thone se nuk i kuptoj shqiptaret dhe mund te lypin perkthyes.

Si nuk i tha kush Baton Haxhiut ndonje fjale diskriminimi kur ai ka fole nja 500 here me shume se sa ti ne Shqiperi ne publik. Pra zonja ministre, mos genje pa dashje, mos ngaterro pa dashje. Ti je refuzuar e ndoshta dhe je pergojuar vetem pse si shqiptare e Kosoves ke pranuar ti sherbesh Edi Rames dhe te majtes ne Tirane. Kosova nuk perceptohet si e majte ne Shqiperi, Kosova llogaritet e djathte, eshte e djathte dhe edhe nese aty mbijne si kollomoqe kubiku mijera Albina ata nuk rriten, nuk lulezojne dot. Ti dhe ministri i jashtem jeni perdore per te graduar patriotikisht Edi Ramen.

Ka patur ne tri dekadat qeverisese ne demokraci shume ministra e zyrtare te larte nga Kosova edhe ne qeverisjet e demokrateve, por nuk kane bertitur demokratet si Edi Rama qe kemi ministra nga Kosova. Me ju te dy Rama beri si pula qe ben nje veze e bertet sikur po pjell nje asteroid. Ai e ka luajtur perfekt kete loje. Sepse edhe pse eshte ne te perenduar dielli i tij politik, dhe po soset uji i gamiles se tij, ai tashme e kupton se nuk varet Prishtina ne Tirane, perkundrazi, mund te varet Tirana ne Prishtine.