Betejën me Covid-19 e humb edhe avokati i njohur Sahit Musa

Betejën me Covid-19 e ka humbur edhe avokati i njohur nga Vitia, Sahit Musa, i cili ka ndërruar jetë në Spitalin Rajonal në Gjilan.

Për vdekjen e avokatit Musa kanë njoftuar familjarët e tij përmes rrjeteve sociale.

Familjen Musa e ka ngushëlluar edhe kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti.

“Me pikëllim të thellë kemi kuptuar për ndarjen nga jeta të familjarit tuaj, avokatit të njohur, Sahit Musa. Ky lajm na ka mërzitur shumë, sepse ai ishte ndër figurat e njohura publike të Komunës së Vitisë, por edhe më gjerë. Me shkuarjen e tij në amshim, kemi humbur një profesionist të vlerësuar dhe një mik e familjar të devotshëm”, ka thënë ndër të tjera Haliti./mediafokus.info