Betejën me COVID-19 e humb edhe një pacient nga Gjilani

Betejën me COVID-19 e ka humbur sot edhe një pacient nga Gjilani, raporton Mediafokus.info.

Bëhet fjalë për një 78-vjeçar, i cili është hospitalizuar më 27 korrik në Repartin Intenziv të Spitalit të Përgjithshëm të Gjilanit.

“Fatkeqësisht sot, në ora 16:00, ka ndërruar jetë M.D. (1948), i cili ishte hospitalizuar nga 27.07.2020, në Spitalin e Përgjithshëm. Në emër të stafit dhe në emrin tim, i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes së tij. E lus Zotin që të jetë një natë e qetë sonte”, ka thënë për Mediafokus.info, drejtori klinik i Spitalit të Përgjithshëm të Gjilanit, Dr. Ukshin Ismaili.

Me këtë rast, numri i pacientëve në Gjilan që kanë ndërruar jetë si pasojë e COVID-19 shkon në 26./Mediafokus.info/