Betejën me virusin e humb edhe një infermiere kosovare

Virusi korona po merr jetë çdo ditë në Kosovë, madje edhe profesionistë shëndetësore. Betejën me virusin COVID-19 e humbi edhe infermierja 63-vjeçare nga Peja, Shkurte Geca.

Ajo ishte prekur nga Covid-19 prej disa ditësh dhe nuk arriti të mbijetojë.

Deputeti Veton Berisha, ditë më parë kishte njoftuar se vjehrra e tij, që punonte si infermiere në Spitalin Rajonal Infektiv të Pejës, ishte prekur me koronavirus.

Ndërsa mbrëmjen e kaluar Berisha ka njoftuar që ajo ka ndërruar jetë.

Njoftimi i tij: