Bie numri i të infektuarve, sot vetëm katër raste me Covid

Sot më 4 maj 2020 janë testuar gjithsej 254 mostra dhe me SARS-CoV-2, janë diagnostikuar katër raste.

Rastet pozitive janë nga: komuna e Mitrovicës – 2 raste dhe nga një rast nga Rahoveci dhe Zhur – Prizren.

Sot më 4 maj janë shëruar 22 pacientë.

Numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 403.

Nga data 8 shkurt deri më 4 maj 2020 janë testuar gjithsej 8.541 mostra të dyshimta dhe prej tyre pozitive rezultuan gjithsej 855 raste, me gjithsej 26 të vdekur./mediafokus