Bie numri i viktimave, 3 kosovarë humbin betejën me COVID-19

Drejtori i IKSHP, Naser Ramadani, ka njoftuar se në Kosovë, brenda 24 orëve e kanë humbur betejën me COVID-19, 3 pacientë, duke e çuar totalin e vdekjeve në 303, raporton Mediafokus.info.

Ndërkohë, 181 raste të reja kanë rezultuar pozitivë me këtë virus, nga 463 mostra.

“Ne e konsiderojmë si rënie optimiste”, ka thënë Ramadani, duke iu referuar numrit të vdekjeve dhe të infeksioneve të reja me COVID-19.

Këto shifra, Ramadani i ka bërë publike në konferencën për media, e cila ka nisur një orë me vonesë.

Në konferencë prezentë janë edhe ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj dhe drejtori i  ShSKUK, Valbon Krasniqi./Mediafokus.info/