Bilanci i pacientëve me COVID-19: 29 në gjendje të rëndë, 301 të shtrirë nëpër spitale

Bilanci i pacientëve me COVID-19: 301 pacientë në QKUK dhe spitalet e përgjithshme.

Ky njoftim ka ardhur nga Shërbimi Klinik Spitalor i Kosovës.​

301 pacientë të konfirmuar me Covid-19, po vazhdojnë të marrin tretman shëndetësor në​ klinikat e QKUK-së dhe Spitalet e Përgjithshme të Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës.

Sipas raportit të datës 12 Korrik 2020, në klinikat e QKUK-së, ka të shtrirë 190 pacientë kurse në 7 spitalet e përgjithshme 111 pacientë.

Prej tyre, 123 me oksigjenoterapi në QKUK dhe 49 në spitalet e përgjithshme.

Nga numri i përgjithshëm i pacientëve të konfirmuar me Covid-19, 29 janë në gjendje më të rënduar​ nën përkujdesje të vazhdueshme intensive.