Bilanci i pandemisë në Kosovë, 516 të vdekur e 13.334 të infektuar

Kosova ka shënuar 516 të vdekur si pasojë e pandemisë COVID-19 për më shumë se 5 muaj, kur edhe u shënua viktima e parë, raporton Mediafokus.info.

Sipas të dhënave zyrtare të IKSHP, numri total i rasteve pozitive është 13.334 raste, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 9.473 raste, kurse numri i rasteve aktive është 3.345.

Ndryshe, rasti i parë pozitiv më COVID-19 në Kosovë është një banor i Stubllës së Vitisë, ndërkaq viktima e parë e shënuar nga virusi është një 82-vjecar nga Dumnica e Podujevës./Mediafokus.info