Bojkotohet Kurti, LDK AAK nuk i shkojnë në takim, PDK e dërgon një zyrtar

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka thirrur në takim liderët e partive politike, për të diskutuar lidhur me situatën rreth pandemisë COVID-19, por është bojkotuar nga shumica e tyre.

Pas Kurtit në Qeveri është parë duke hyrë edhe nënkryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, shkruan express.

Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës kanë bërë të ditur se nuk do të marrin pjesë në këtë takim.

Ndërsa Nisma Socialdemokrate ende nuk ka qëndrim lidhur me ftesën e kryeministrit në detyrë.