Bora e mbulon Zvicrën, breshri e dërmon Kosovën

Mot i pazakonshëm për këtë periudhë, me shkarkime atmosferike, ka përfshirë pjesë të ndryshme të botës.

Zvicra ka gdhirë sot me mbuluar nga bora, ndërkaq në Kosovë, breshri ka përfshirë disa rajone.

Përveç disa pjesëve malore në Itali, bora ka mbuluar edhe disa pjesë të Zvicrës.

Bëhet fjalë për rajonin Fluela Pass që gjendet në kufi me Italinë dhe Austrinë. Një hotel që gjendet në atë pjesë ka publikuar pamjet e borës që ka rënë.

Po ashtu, janë publikuar pamje edhe nga rënia e breshrit në Pejë, ku madhësia e kokrës është e pabesueshme.

Shkencëtarët parashohin se do të ketë gjithnjë e më shumë stuhi e rrufe./mediafokus.info/