Breshër sa një top ping-pongu, thyhen xhamat e makinave

Breshër me madhësi sa një top ping-pongu ka rënë pasditen e kësaj të shtune në Kastoria, duke shkaktuar dëme të mëdha materiale në makina dhe panele diellore.

Sikurse shihet në fotot siguruara nga mediat fqinje, kokrra e breshërit kishte madhësinë e një topi ping-pongu.

Sipas buletinit të urgjencës së fenomeneve të rrezikshme të motit të lëshuar nga EMY, një ndryshim i përkohshëm i motit është parashikuar nga pasditja e 15 gushtit edhe në veri të Greqisë, me shira të fortë dhe stuhi të shoqëruara nga erëra të forta dhe breshër./tch/