Bukuria dhe fshetësia e quajtur Shpella e Pëllumbasit

Shpella e Pëllumbasit e njohur edhe si Shpella e Zezë është një vend arkeologjik në Shqipëri afër fshatit Pëllumbas.

Në këtë vend gjurmim llogaritet të kenë jetuar paraardhësit që në periudhën e hershme diku 10.000 vjet më parë.

Me studimet arkeologjike është vërtetuar se në këtë kohë është përdorur teknika e krijimit të zjarrit si dhe të veglave të para primitive dhe të atyre më të zhvilluara.

Kjo shpellë hynë ndër gjashtë shpellat karstike të njohura për ekzistencën e tyre në Evropë.

Shpella ndodhet 350 metra mbi nivelin e detit dhe formon një tunel diku 70-80 metra të gjatë.

Për herë të parë kjo shpellë është vizituar në vitin 1995 nga specialistë të Shoqatës Didaktike Shkencore Speleologjike Shqiptare.

Paraardhësit tanë 10 mijë e më shumë vjet më parë uleshin në hyrjen e kësaj shpelle për të mprehur armët e tyre prej guri dhe ndarë mishin.

Njerëzit këtu mendojnë që shpella është e pafund.

Speleologët e kanë vizituar atë në vitin 1995, për ta shënuar kështu në hartën botërore të shpellave karstike përkrah vetëm 5 simotra në të gjithë Evropën.

Pëllumbas është fshati që i jep emrin shpellës./mediafokus.info