Burdushi: Hoti do të bëhet kryeministër, ndërsa Thaçi do ta marrë edhe një mandat si president

Hysni Peqani, i njohur me nofkën Burdushi i Kosovës ka thënë në emisionin dPT te Fidani se Kosova do të ketë një qeveri të re së shpejti, megjithëse disa gjëra edne duken të mjegulluara.

Ai ka parashikuar që disa deputetë që nuk do të votojnë Qeverinë Hoti, si Donika Kada Bujupi dhe Haxhi Avdyli, ndërsa për Fatmir Rexhepin, i cili po ashtu kishte mëdyshje, tha se sonte ka ndërruar mendje dhe do ta votojë.

Në letrat e Burdushit janë paraqitur shkronjat D (Donika) dhe H (Haxhi).

Qeveria Hoti do të jetë jetëshkurtër, sipas Burdushit. Në numrimin e tij me gishta rreth jetëgjatësisë së saj, është ndalur te numri nënëtë, ndërkohë që më vonë e ka përmendur marsin.

Sa i përket parashikimit për Hashim Thaçin, Burdushi ka thënë se ai do ta fitojë edhe një mandat, megjithëse duhet t`i bëjë disa lëvizje.

Sipas këtij shpegimi, nënkuptohet se e tërë kjo lëvizje po bëhet për t`i siguruar presidentit një mandat të dytë./mediafokus.info