“Burrat e zi”, kënd e quan kështu Ganimete Musliu dhe pse

Dje u përurua rruga e re Deçan-Plavë, ku në prerjen e shiritit morën pjesë kryeministri Avdullah Hoti, kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, ministri i Infrastrukturës, Arban Abrashi, zv.kryeministri Besnik Tahiri dhe kreu i Deçanit, Bashkim Ramosaj.

Ndaj fotos ku shihen veç “burrat e shtetit” duke prerë shirin dhe asnjë grua, ka reaguar deputetja e PDK-së Ganimete Musliu, e cila ka hedhur akuza ndaj pushtetarëve duke i quajtur ‘burrat e zi’, pasi në përurimet e rrugëve ata nuk po marrin gra, siç thotë ajo për të prerë shirita.

Postimi i saj:

Burrat e zi plot fodullek gati me u perzhdredh duke bere gare për ta kapur një cope shirit.

Ta merr mendja prej xhepit te tyre e kane shtru ate asfallt. Mos harroni se gjysma e taksapaguesve në Kosovë janë gra.

Urime rrugën e re Deçan-Plavë! /mediafokus.info/