Buzëqeshjen e këtyre dy bukurosheve e ngriu ky vrarës

Një 36-vjeçar është dënuar përjetë, për shkak të vrasjes së dy grave, trupat e të cilave u gjetën në një frigorifer në apartamentin e tij, në lindje të Londrës.

Zahid Younis u shpall fajtor për vrasjen e hungarezes Henriett Szucs, 34-vjeçe dhe të nënës së tre fëmijëve, Mihrican ‘Jan’ Mustafa, 38 vjeçe.

Gjykata e Southwark në Londër tha se ai duhet të kryejë një minimum prej 38 vitesh prapa hekurave.

Zonja Szucs ishte parë për herë të fundit në gusht 2016, ndërsa Mustafa në maj 2018. Trupat e tyre u gjetën në prill 2019 në ngrirësen e mbyllur me dry, teksa insektet kishin mbushur shtëpinë e Younis.

Detektivi Simon Harding tha se autoritetet hapën me forcë ngrirësen dhe zbuluan atë që dukej vetëm si një trup njeriu, por pas ekzaminimeve me rreze X zbuluan trupin tjetër nën të.

Anëtarët e familjes së madhe të zonjës Mustafa kanë qenë prezentë çdo ditë në gjyqin e Younis, i cili nuk ka treguar pendesë duke mohuar vrasjet.