“Bylbyli i Tropojës”, Dava e puth në ballë Goldin (VIDEO)

Reperi shqiptar me origjinë nga Presheva, Gold AG (Arian Agushi) sapo ka publikuar bashkëpunimin e ri, me titull “Bylbyli i Tropojës”, i realizuar në duet me Dava Gjergjin.

Kënga i kushtohet dëshmorit të Tropojës, Bylbyl Breçanit, i cili ka rënë në Koshare, në luftën e Kosovës.

Për tekstin dhe muzikën e këngës është kujdesur Goldi, orkestrimin e bëri Fatos Canolli, ndërsa videon e punoi Mirton Xhekaj.