Çdo e keqe e ka një të mirë

KIKI IBRAHIMI

Izolimi në shtëpitë tona na ka kthyer në kohë. Të gjithë e dimë se dikur, dashuria dhe respekti ishin më shumë prezente mes antarëve të familjes dhe shoqërisë.

Mashtrime, gënjeshtra e plotë egoizëm, thuajse vetëm kësi gjëra po hasim në këtë kohë.

A duhet të ndodhë patjetër diçka e keqe për të qenë njerëzor?!

Këto ditë siç duket filluam ta meritojmë emërtimin “njerëzor”, na u zbuten zemrat, na u hap mendja për të menduar e reflektuar më pozitivisht e pa djallëzi (edhe pse dyshoj se jo tek të gjithë).

Do të thotë se u afruam me njëri tjetrin më shumë. Edhe disa lojëra na paskan munguar për besë. Sa nostalgji…

Kohën po e kalojmë duke tregu histori të mëparshme e nuk po na ikë asgjë pa postuar në facebook. (Mirë që e kemi se prapë ishmi anku që nuk po rrihet).

Tjetër e mirë është se nuk po mundemi të pimë kafe në kafiteri por po e pimë në shtëpi së bashku me prindërit tanë.

Eh sa mirë, tash edhe po i kushtojmë më shumë vëmendje e Zoti e di sa u ka munguar ky komunikim prindërve tonë të dashur.

Po dal pak te librat.

Me keqardhje por po me duket se leximi i librave po ndodhë vetëm tek ata që kanë lexu edhe më parë.

Çka me bë (me rëndësi “Ludo King” po shkon flakë).

Mos të harroj në fund me i përmend të gjithë ata që punën nuk e ndalën e janë të obliguar të vazhdojnë edhe kur jeta e tyre është në rrezik.

Lus Zotin që ky virus ta ketë fundin, e njërzillëku të mbetet edhe më tutje.