Çfarë është dashuria?!

Nga: Anila Kalleshi

Një grua e moshuar, kësaj pyetjeje iu përgjigj:

Për herë të parë kur e kam dëgjuar këtë fjalë, kam qenë vajzë e vogël. Ishte im atë i cili teksa më puthi më tha: “Të dua!” Me vete mendova se dashuria qenka dhembshuri, siguri dhe përqafim i ngrohtë.

Kur u rrita, gjeta një letër poshtë derës së shtëpisë, të cilën e dërgonte një djalë nga fshati. Në letër lexova emrin tim, përmbajtjen dhe fjalët: “Të dua!” Me vete mendova se dashuria qenka guxim dhe çmenduri.

Pasi u fejova me këtë djalë dhe u njoha pak më shumë, fjala e parë që më tha ishte: “Të dua!” E unë mendova se dashuria qenka ambicie, punë, objektiv dhe vullnet.

U martova dhe ditën e martesës, im shoq më puthi në kokë dhe më tha: “Të dua!” Me vete mendova se çfarë ishte dashuria u dashuria qenka mall dhe pasion.

Kaloi një vit dhe unë linda djalin e parë. E dërmuar qëndroja shtrirë në krevat. Im shoq| më befasoi teksa kapi dorën time dhe më tha: “Të dua!” Unë thashë se dashuria qenka mirënjohje, vlerësim, butësi dhe dhembshuri.

Me kalimin e viteve, mu thinjën flokët dhe femijët u rritën e të gjithë krijuan familje. Një ditë, im shoq duke buzëqeshur teksa shihte thinjat e mia, më tha: “Të dua!” Me vete thashë se dashuria qenka mëshirë dhe butësi.

Kaluan vite dhe pasi u plakëm, im shoq më tha një ditë: “Të dua!” Mendova se dashuria qenka besnikëri, sinqeritet dhe kontribut. Kjo është dashuria, sekretet e të cilës i zbulojmë sa më shumë vite që kalojnë. Ajo fillon e vogël dhe rritet me vite, dalëngadalë…

(Marrë nga profili i saj në Facebook)