Çfarë gjesti: Jep dorëheqje këshilltarja e Trump, nuk do t’u japë ‘dramë fëmijëve’

Kellyanne Conway, këshilltare e lartë e presidentrit të SHBA-ve, Donald Trump, ka njoftuar se po jep dorëheqje nga posti, shkruan Mediafokus.info.

Në një deklaratë, zonja Conway tha se po tërhiqej në fund të gushtit për t’u përqëndruar te fëmijët e saj, duke u dhënë atyre “më pak dramë dhe më shumë përkujdesje të nënës”.

Burri i saj George, një kritik i hapur i presidentit, gjithashtu do të tërhiqet nga aktivitetet politike.