Cilat janë përfitimet nga të ushqyerit e shëndetshëm, ja çka thotë nutricistja e njohur

Ajshe Ibrahimi – dietologe&nutriciste

Shumica e njerëzve e dinë se ushqimi i mirë dhe aktiviteti fizik mund të ndihmojë në mbajtjen e një peshe të shëndetshme. Por të ushqyerit e shëndetshëm na jep edhe përfitime të tjera.

Ushqimi i mirë mund të ndihmojë:

  • Uljen e rrezikut të disa sëmundjeve, përfshirë sëmundjet e zemrës, diabeti, goditja në tru, disa kancere dhe osteoporoza
  • Uljen e presionit të lartë të gjakut
  • Uljen e kolesterolit të lartë
  • Përmirëson mirëqenien tuaj
  • Përmirëson aftësinë tuaj për të luftuar sëmundjen
  • Përmirëson aftësinë tuaj për t’u rikuperuar nga sëmundja ose dëmtimi
  • Rrit nivelin e energjisë tuaj

Çfarë konsiderohet ushqim i mirë?

Të ushqyerit e mirë do të thotë se trupi juaj merr të gjitha lëndët ushqyese, vitaminat dhe mineralet që i nevojiten për të punuar sa më mirë.

Planifikoni shujtat tuaja duke përfshirë ushqime të dendura ushqyese që janë gjithashtu të ulëta në kalori.

Hani shumë fruta – për të përfituar nga fibra natyrale në fruta, duhet të hani fruta te freskëta sezonale, më mirë sesa si lëngje.

Hani shumë perime – ushqehuni me një larmi ngjyrash dhe llojesh të perimeve sezonale çdo ditë.

Hani më shumë drithëra me kokrra të plota – të paktën gjysma e drithërave, llojeve të bukës, plas  dhe pastave që hani duhet të bëhen nga drithëra të plota.

Zgjidhni qumësht dhe produkte të qumështit me pak yndyrë ose pa yndyrë – këto sigurojnë kalcium dhe vitaminë D për t’ju ndihmuar të mbani kockat tuaja të forta.

Zgjidhni mish me yndyrë të ulët – zgjedhjet  e  mishit  viçit dhe shpendëve me yndyrë të ulët    janë burime të mira të proteinave. Por mund të provoni burime të tjera të proteinave si mishi i peshkut, fasule, thjerrëza, bizele.