Cilat klasa fillojnë mësimin të hënën?

Mësimi në Kosovë do të fillojë të hënën më 14 shtator. Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka njoftuar se i kanë bërë përgatitjet që organizimi i mësimit të bëhet në dy faza, transmeton Mediafokus.info.

Ministri i Arsimit dhe Shkencës. Ramë Likaj, ka thënë se faza e parë, në të cilën janë përfshirë niveli parashkollor dhe klasat 1, 2, 3, 6 dhe 10 fillon mësimin të hënën, më 14 shtator sipas skenarit A (me prezencë në shkollë), ndërsa klasat 4 dhe 5 fillojnë mësimin në të njëjtën datë, sipas skenarit A ose B, pra me prezencë në shkollë, ose mësim të kombinuar, varësisht nga kapaciteti i shkollës në përputhje me vlerësimin e task forcës në nivel të DKA-së dhe shkollës.

Ndërkohë, faza e dytë, fillon më 21 shtator, në të cilën përfshihen klasat, 7, 8, 9, 11 dhe 12, sipas skenarit B, pra dy ditë në shkollë dhe tri ditë mësim online dhe në distancë./Mediafokus.info/