Cilat vende të Europës po përjetojnë një ringjallje të COVID-19?

Vendet në të gjithë Europën po shohin një ringjallje të rasteve me COVID-19, pas periudhës së izolimit dhe ngadalësimit me sukses të shpërthimit të pandemisë, në fillim të vitit.

Por sa i fortë ka qenë rikthimi i valës së dytë të koronavirusit dhe a krahasohet me numrat e infeksioneve të para që u rregjistruan në pranverë?

Sipas gjigantit mediatik Euronews, “vendet në Evropën Jug-Lindore – të tilla si Shqipëria, Bullgaria, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Rumania – rregjistruan numrat më të lartë të rasteve në gusht, sesa e tërë periudha tjetër e parë e vitit. Serbia bën përjashtim, duke postuar shifra të ngjashme si në mes të prillit”.

Edhe kurba krahasuese për Shqipërinë tregon qartë tendencën në rritje prej mesit të qershorit, me një rënie në fund të gushtit, por që mbetet e lartë.

Kroacia, Greqia dhe Malta duket se po përjetojnë një rritje në rasteve me shifrat më të larta të deklaruara gjatë javës së kaluar, krahasuar me valën e parë.

Republika Çeke regjistroi një rekord të ri prej 1,161 rastesh, më 8 shtator.

Belgjika, Italia dhe Britania e Madhe – ndër vendet më të goditura të Evropës – po shohin një ringjallje, por, të paktën deri më tani, ngaqë ato nuk janë asgjë krahasuar me ato që u panë në muajt mars dhe prill.

Më 6 shtator, Britania e Madhe kaloi 2,000 raste të përditshme.

Franca, Polonia, Holanda dhe Spanja ka të ngjarë me rastet në rritje të përballen me valën e dytë dhe prandaj janë frikësuar, duke filluar të marrin masa shtesë, për ta frenuar atë.

Franca deklaroi 8,975 raste të reja më 4 shtator – shifra më e lartë e regjistruar ndonjëherë.

Foto: Një grua e ulur në sallën pothuajse të zbrazët, në aeroportin ndërkombëtar Zaventem, Bruksel, të Mërkurën, 29 Korrik 2020./noa/