Cilët janë hapat deri te seanca konstituive?

Njohësi i çështjeve politike, Artan Murati, ka treguar për hapat e radhës deri në formimin e legjislaturës së VII’të.

Megjithëse ai thotë se pas rinumërimit do të ketë më pak mundësi për ankesa.

“Pas rinumërimit, KQZ shpall rezultatet përfundimtare, të cilat më pas certifikohen dhe kështu përmbyllet procesi i numërimit. Subjektet politike dhe kandidatët mund të sfidojnë edhe njëherë, ndonëse tani pas rinumërimit do të këtë me pak mundësi për ndonjë ankesë eventuale. Pas trajtimit të ankesave potenciale brenda 24 orëve, rezultatet certifikohen, shpallen zyrtarisht dhe kësisoj hapet rruga për thirrjen e seancës konstituive për legjislaturën e shtatë, e cila duhet të thirret 30 ditë pas certifikimit të rezultateve”, ka deklaruar Murati pwr Express.