Cili politikan shqiptar thotë: Mitrovica nuk po kërkohet rastësisht, vetëm Trepça vlen sa 10 Shqipëria

Politikani shqiptar Koço Kokëdhima ka bërë një analizë interesante rreth zhvillimeve politike në Kosovë, arsyeve pse Serbia insiston të marrë veriun, për rrëzimin e qeverisë Kurti dhe të tjera.

Arsyeja pse kërkohet të ndahen Mitrovica e ca copa të tjera, nuk ka lidhje se kush banon në to. Bëhet për pasuri, sepse vetëm Trepça vlen sa 10 Shqipëri, ka thënë Kokëdhima në ABC news.

Ai nuk e sheh të ndarë fatin e shqiptarëve.

Shqipëria dhe Kosova duhet të bëhen një shtet, që të mbrojmë interesat tona dhe të shqiptarëve kudo ku jetojnë.

Asnjë interes shqiptar nuk mund të na çojë në negocime për këmbime territoresh

Nuk duhet të lejojmë që marrëveshja e negociuar poshtë tavolinave, pa faktorin shqiptar, të cenojë tërësinë territoriale dhe sovranitetin e Kosovës, thotë ai.

Kokëdhima ka folur edhe për raportet me SHBA-të.

SHBA-të janë aleati i vetëm strategjik i Shqipërisë, por duhet të njohin pavarësinë dhe sovranitetin e Kosovës që e shpallën vetë.

Shtëpia e Bardhë futi duart në rrëzimin e qeverisë ‘Kurti’, tradhtoi investimin e presidentëve paraardhës të SHBA-ve për Kosovën dhe çështjen shqiptare.

Ajo që ndodhi në Kosovë me rrëzimin e qeverisë ‘Kurti’ ishte një përmbysje e rendit kushtetues, ka thënë Koço Kokëdhima./mediafokus.info