Cili popull nuk i bindet mjekësisë: Duam ta shikojmë virusin!

“Duam ta shikojmë virusin!”

Jo të gjithë qytetarët besojnë se koronavirusi ekziston dhe disa nuk u binden as urdhrave të autoriteteve për të mbajtur maskat.

Në Spanjë, ku janë konfirmuar mbi 340 mijë raste me Covid 19 dhe mbi 28 mijë viktima, ende ka persona që mohojnë ekzistencën e virusit.

Në Madrid u grumbulluan qindra qytetarë për të protestuar kundër përdorimit të detyrueshëm të maskave, në rastet kur respektohet distanca fizike.

Protesta nuk kishte të bënte vetëm te maskat, por edhe me mbështetësit e teorisë konspirative që fajësojnë 5G-në për koronavirusin.

Mes thirrjeve u dëgjuan edhe të tilla si “Duam të shikojmë koronavirusin” dhe “Teste false, pozitivitet fals”.

Për ironi, mes protestuesve kishte edhe të tillë që mbanin maska, sado që po i kundërshtonin masat.